BIRN çertifikon pjesëmarrësit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në trajnimin “Menaxhim i Mediave”

Më 27 tetor 2011, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka ndarë çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit në trajnimin “Menaxhim i Mediave”, i cili është organizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e BE-së për Implementimin e Strategjisë RAE – EU SIMRAES” i financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Trajnimi kishte për qëllim aftësimin e pjesëmarrësve lidhur me teknikat e menaxhimit të suksesshëm të punës së një organizate mediale, si dhe produkteve të saj. Po ashtu, pjesëmarrësit kishin rastin të mësojnë më shumë për menaxhimin dhe raportimin e shpenzimeve buxhetore dhe respektimin e procedurave ligjore gjatë këtyre aktiviteteve.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan takime me përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, me udhëheqësit e festivalit DOKUFEST, me kryeredaktoren e ueb faqes dhe revistës Kosovo 2.0, si dhe me kryeredaktorin e Gazetës Jeta në Kosovë, Artan Mustafa. Në këto takime, përveç shkëmbimit të përvojave mes tyre, pjesëmarësit patën rastin të mësojnë më shumë për ecurinë e aktiviteteve të këtyre organizatave.

Ky trajnim kishte filluar në fund të muajit qershor 2011 dhe ka përfunduar në muajin shtator.