Baku 2015 dhe Ambasadori Robert Bosch në ‘Jeta në Kosovë’

‘Jeta në Kosovë’ sonte diskuton për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Evropiane “Baku 2015”, ku po marrin pjesë sportistë nga 50 shtete të kontinentit, përfshirë edhe Kosovën.

Si është paraqitur Kosova për herë të parë me flamurin e saj në këtë aktivitet me 18 sportistët e saj në këtë ngjarje? A ishte moment historik pjesëmarrja e Kosovës në këto gara?

A dështuan federatat të organizohen? A kishte më shumë sportistë apo staf përcjellës në këto gara? Cilat janë mësimet nga këto gara? A ka kategorizim në sportin e Kosovës?

Për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Alvin Karaqi- Karateist, pjesëmarrës në Baku

Driton Kuka –Trajner i xhudos

Agron Zeqiri – Klubi i notit “Step”

Shqipe Zogiani – Anëtare e Komitetit Olimpik të Kosovës

Afërdita Fazlia – Ministria e Sportit, përgjegjëse për federata

Astrit Haliti – Sekretar i Federatës së Notit të Kosovës

Gjithashtu në emisionin “Jeta në Kosovë” do të transmetohet intervista me Ambasadorin e Holandës, Robert Bosch, i cili flet pak para përfundimit të mandatit.

Në intervistë me Jeta Xharrën, ambasadori Bosch flet për debatet rreth themelimit të Gjykatës Speciale, për deklaratat ‘për’ dhe ‘kundër’ të liderëve të Kosovës ndaj kësaj ideje, për ndërhyrjet në drejtësi të liderëve të Kosovës, për rolin e ndërkombëtarëve në proceset politike në Kosovë..