Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar- 3

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua intervista me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini.

Sa familjarë të drejtorit të ASHNA-s u punësuan në këtë Agjenci?

A pati ndikime në punësimet në Aeroportin e Prishtinës?

Përballë Jeta Xharrës, Nuredini u përgjigj për të gjitha raportimet dhe gjetjet e  dy emisioneve paraprake  të fokusuara në Aeroportin e Prishtinës dhe ASHNA.

Në këtë emision u transmetua pjesa e tretë e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës.

Emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak ndërsa  i dyti sigurinë e këtij aeroporti.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.