Kulla në aeroport | Foto: KALLXO.com

Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar- 2

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u  transmetua pjesa e dytë e hulumtimin mbi Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Sa janë të sigurta fluturimet në Aeroportin e Prishtinës?

Si u bë që të ndërpritet rryma në kohën e vizitës së ish- Zv.Presidentit të ShBA-së, Joe Biden?

Pse ky aeroport nuk i ka dy gjeneratorë rezervë?

Kallxuesit, ish-punëtorë në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) flasin për incidente të ndryshme në këtë aeroport që sipas tyre vunë dyshime mbi sigurinë e fluturimeve.

Javën e kaluar, ‘Jeta në Kosovë’, trajtoi parregullsitë në marrëveshjen për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës nga kompania ‘Limak’.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:20 dhe repriza të premten në mesditë.