Jeta në Kosovë: Turbullimi në Ujësjellësin e Prishtinës

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të transmetohet hulumtimi disamujor me rrëfimet se si ujësjellësi “Prishtina” po rrezikon t’i humbë donatorët kryesorë të sektorit të ujit shkaku i rikthimit të menaxhmentit të ujësjellësit rajonal.

Në hulumtim do të flasin të gjitha palët e përfshira duke nisur nga punëtorët, menaxhmenti, ish- menaxhmenti, bordi, ish- bordi, qeveria dhe donatori i huaj.

Çka ka ndodhur prapa skenave në nëntor të vitit të kaluar? “Jeta në Kosovë” sjell një letër të ashpër që ambasadoret e Zvicrës dhe Gjermanisë i kishin dërguar kryeministrit Isa Mustafa për shqetësimet rreth shkarkimit të menaxhmentit në ujësjellës dhe rikthimit të menaxhmentit të vjetër, që ishte shkarkuar më parë.

Cila është përgjigja e Qeverisë ndaj kësaj letre?

A ka keqpërdorime në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”?

Kush ndaj kujt ka ngritur kallëzim penal për dyshime për keqpërdorime e keqmenaxhim?

A kishte ndërhyrje politike në rikthimin e Gjelosh Vatajt në krye të ujësjellësit dhe nga kush ishin bërë ndërhyrjet?

Kush mori telefona të mençur në kohën e ish- bordit e kush do t’i marrë telefonat e rinj?

Pse janë prishur mes vete dy njerëzit kryesorë të ujësjellësit: kryeshefi Gjelosh Vataj dhe ish drejtori financiar, Selatin Retkoceri?

Emisionin mund ta ndiqni pas lajmeve qendrore të RTK-së, ndërsa repriza të premten në mesditë.