‘Jeta në Kosovë’ Sonte për (Pa)Sigurinë e Gazetarëve

Në këtë debat, të ftuarit flasin për përvojat e tyre kur janë kërcënuar dhe sulmuar në forma të ndryshme për punën e bërë.

Në debat flet edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës për masat që policia merr kur raportohet ndonjë kërcënim apo sulm ndaj gazetarëve.

Sa janë të sigurt gazetarët në Kosovë? Nga vijnë kërcënimet më së shumti? Pse prokuroria hesht kur është fjala për hetimet ndaj kërcënimeve që u bëhen gazetarëve? Si i trajton policia kërcënimet ndaj gazetarëve?

Të ftuar në emision janë: Mentor Shala (RTK), Shkëlqim Hysenaj (AGK), Milot Hasimja (Klan Kosova) dhe Rashit Çalaj (Policia e Kosovës).

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në RTK në orën 20:15 ndërsa repriza të hënën në mesditë.