‘Jeta në Kosovë’ Sonte me Dy Hulumtime për Shëndetësinë

Në hulumtimin e parë, pacienti i cili kishte pësuar lëndime serioze në një aksident trafiku tregon se sa qëndroi i shtrirë në QKUK me brinjë të thyera dhe çfarë i thanë mjekët atje.

Arsim Llugiqi tregon se në sa klinika private u trajtua dhe si u përshkrua gjendja e tij dhe rreziku për jetë.

Ai tregon edhe pse u detyrua të shkojë në spital tjetër privat jashtë Kosovës për operim dhe sa i kushtoi ndërhyrja kirurgjike.

Në hulumtimin tjetër, do të tregohet pse laboratori i analizave në Vushtrri nuk i ofron shërbimet të cilat do të duhej t’i ofronte.

Në këtë hulumtim flet shefi i laboratorit në të cilin laborantët refuzojnë ta kryejnë punën për të cilën paguhen, pasojat që kanë pacientët nga këto neglizhenca por edhe punën e njëjtë që ata e bëjnë në laboratorët private në shërbimet të cilat do të duhej t’i kryenin në laboratorin publik.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet të enjten në RTK në orën 20:10 dhe repriza të premten në mesditë.