Jeta në Kosovë: Sëmundjet e Shëndetësisë dhe Mjekët e ‘Sabotuar’

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të transmetohet hulumtimi për mjekët kosovarë të cilët pavarësisht dëshirës për t’u kthyer nga shtetet tjera dhe për të punuar në institucionet shëndetësore, ankohen se po hasin në vështirësi dhe sabotime.

Disa mjekë kanë folur për “Jeta në Kosovë” për ankesat e tyre ndërsa ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në një intervistë të veçantë është përgjigjur ndaj këtyre akuzave.

Ministri gjithashtu ka folur edhe për sigurimet shëndetësore, projektin që është zvarritur tash i disa vjet për t’u zbatuar.

Në emisionin e sontëm flasin: Imet Rrahmani, Armend Agolli, Arbër Tolaj, Arsim Morina, Liridon F. Haziri, Valbona Gashi, Qëndresë Daka, Faik Ahmet Hoti, Drita Kutllovci-Zogaj, Curr Gjocaj, Basri Ibrahimi, Mihane Salihi…