Jeta në Kosovë interviston drejtorin e “Termokos”-it dhe diskuton për pensionistët
31.1.2012 - 15:58
Këtë të enjte, Jeta në Kosovë diskuton për mungesën e ngrohjes në Prishtinë. Jeta Xharra ka intervistuar drejtorin e ngrohtores “Termokos”, Arsim Janova.
Pse nuk ka ngrohje qendrore në kryeqytet? Pse po mërdhijnë qytetarët, në këto ditë me temperatura minus zero? Kush e ka fajin që nuk ka ngrohje?
Gjithashtu ndiqni emisionin e gazetarit Alban Selimi, që tregon se cilat janë problemet që kanë pensionistët.
Pse pensionistët e Prishtinës, po pretendojnë të shkarkojnë kryesinë e tyre? Çka konkretisht po ndodh me rritjen e pensioneve?
Sa është kostoja e shportës elementare të familjes dhe sa për qind të shportës mund të mbulojë një pensionist?
Jeta në Kosovë, çdo të enjte në 20:20, dhe repriza të nesërmen në mesditë.