Jeta në Kosovë intervistë me Albin Kurtin dhe Lutfi Dervishin
Sonte, Jeta në Kosovë transmeton intervistë me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.
Jeta Xharra e ka pyetur Kurtin për zhvillimet e fundit politike dhe protestën e fundit të Vetëvendosjes.
Çka thotë Kurti për marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel?
Cili do të jetë hapi i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje pas protestave të 27 shkurtit?
BIRN-i gjithashtu transmeton intervistë edhe me doktorin dhe pronarin e klinikës ‘Medicus’, Lutfi Dervishi.
Çfarë po ndodh me rastin Medicus?
Sa transplantime janë kryer në këtë klinikë?
Si u njoh Lutfi Dervishi me doktorin turk Jusuf Sonmez?
Cilat rrugë i kanë ndjekur pacientët që kanë ardhur për transplantime në Kosovë?
Jeta në Kosovë, çdo të enjte në 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.