Jeta në Kosovë diskuton për qeverisjen lokale

Cilat janë kompetencat e kryetarëve të komunave? Çka duhet të kenë parasysh kandidatët e rinj për kryetar komune? Çfarë kriteresh duhet t’i plotësojë një kandidat që të kryejë punën e kryetarit të komunës? Sa të vështirë e kanë partitë politike të gjejnë kandidatë që duan ta kryejnë punën e kryetarit të komunës?

Për të diskutuar për këto dhe çështje tjera në lidhje me listat e kandidatëve për kryetarë komunash, mysafir të Jeta Xharrës në studio janë:

Besnik Osmani, sekretar i Ministrisë së Pushtetit Lokal
Valdet Salihu, nga PDK
Valon Tolaj, nga AAK
Petrit Selimi, nga gazeta Express
Krenar Gashi, nga organizata KIPRED
Halil Matoshi, nga gazeta Koha Ditore.

Në kuadër të emisionit, BIRN do të transmetojë rubrikën Kulmi i Javës, ku Isa Gacaferi tregon për mundësinë e re të aplikimit online për çertifikatat e lindjes në komunën e Pejës.