Jeta në Kosovë debaton për komunitetin rom në Kosovë

Në kuadër të emisionit, BIRN do ta transmetojë filmin “Libri i Rekordeve të Shutkës” e më pas do ta debatojë portretizimin e Shutkës dhe romëve.

Pse e priti komuniteti rom me aq shumë kundërthënie këtë film? Pse imazhi i romëve në filma vazhdon të jetë kaq nënçmues për gjithë këtë komunitet? Sa ndikojnë filmat e tillë në formimin e paragjykimeve ndaj këtij komuniteti?

Për t’i diskutuar këto, në studio me Jeta Xharrën do të jenë:

Shpresa Agushi, nga Organizata e Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase
Enver Petrovci, regjisor dhe dramaturg
Kujtim Paçaku,publicist
Nexhip Menekshe, dramaturg.

Rubrika “Kulmi i Javës,” përgatitur nga Jeta Abazi, sjellë një regjisor rom nga Kosova. Sami Mustafa është regjisori i filmit “Një diell, një komb” dhe njëherësh edhe organizator i një festivali të filmit rom në Kosovë që do të mbahet në tetor.