Jeta në Kosovë Debaton për Falsifikimin në Gjykatën Kushtetuese

Rasti i falsifikimit të një vendimi në Gjykatën Kushtetuese do të jetë sonte temë debati në emisionin Jeta në Kosovë.

Si u mor vendimi kontrovers për ta caktuar se cili është grupi më i madh parlamentar në Kuvend? Çfarë pasojash politike pati vendi nga ky vendim i dyshimtë? Pse po e përcjellin skandale të tilla Gjykatën Kushtetuese?

Për të debatuar për këto çështje, të ftuar në emisionin e moderuar nga Jeta Xharra sonte janë:

Sami Kurteshi, Avokat i Popullit

Riza Smaka, Ekspert Kushtetues

Furtuna Sheremeti, Zyra Ligjore-BIRN

Granit Vokshi, Ish-Këshilltar Ligjor në EULEX