Vuk Jeremiq - Foto: Rtv21

Jeremiq: Serbia Vitin e Ardhshëm do të Përballet me Situatë të Vështirë

Kryetari i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm, Vuk Jeremiq, vlerësoi sot se Serbia vitin e ardhshëm do të përballet me situatë të vështirë, në të cilën duhet të zgjedhë ndërmjet pranimit për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ose ashpërsimit të ri me faktorët kryesorë ndërkombëtarë.

Ai në një emision të Radio Televizionit të Vojvodinës, vlerësoi se situata pas referendumit për pavarësinë e Katalonisë është shumë serioze dhe se ajo mund të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe, Katalonia përmes një referendumi të mbajtur të dielën është deklaruar pro pavarësimit nga Spanja.

Lideri i këtij rajoni spanjoll, Carles Puigdemont tha pas referendumit se rajoni ka fituar të drejtën për t’u bërë shtet.

Autoritetet e Madridit përdorën forcën për të penguar mbajtjen e këtij referendumi, të cilin Gjykata Kushtetuese spanjolle e kishte shpallur të paligjshëm, /21Media