Stacioni i Policisë në Prizren - Foto: KALLXO.com

I Jep Fund Arratisë dhe Dorëzon Kallashnikovin

Personi me inicialet A. B. që ishte në arrati pasi kërkohej nga policia për kanosje është paraqitur sot vetë në stacionin policor të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një komunikate Policia Rajonale në Prizren.

“Rreth orës 18:00, është paraqitur në Stacionin Policor në Suharekë i dyshuari A. B. i cili ishte në arrati prej datës 30 qershor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia më tutje tregon se ka sekustruar kallashnikovin për të cilin ka njoftuar se e ka, i dorëzuari në polici.

“I dyshuari me pas i ka treguar policisë për armën ilegale të cilën  e kishte në posedim e që është pushkë automatike e llojit kallashnikov me numër serik 3105734 e prodhimit kinez pa municion”, thuhet më tutje në komunikatë.

Më pas të dorëzuarit në polici me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

“Pas sekuestrimit të armës, hetuesit policorë e kanë njoftuar prokurorin e shtetit për rrethanat e rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor”, tregohet në komunikatë.

Sipas policisë, i dorëzuari në Stacionin Policor të Suharekës “ishte i përfshirë në një rast të kanosjes me ç ’rast ishte sekuestruar edhe një pistoletë e llojit TT M57”.

KALLXO.com shkroi më herët edhe për dënimin për armëmbajtje pa leje të një dorëzuesi vullnetar të armës.

http://kallxo.com/denohet-dorezuesi-vullnetar-armes/