Sefer Morina, prokuror i dorëhequr. Foto: Kallxo.com

Jep Dorëheqje Prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryeprokurori i kësaj prokurorie Admir Shala, i cili tha se dorëheqja e prokurorit Morina ka ardhur për shkaqe personale.

“Prokurori Morina, ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, familjare dhe shëndetësore”, tha kryeprokurori Shala.

Për prokurorin tashmë të dorëhequr, Sefer Morina, KALLXO.com  kishte dorëzuar shkresa në Prokurorinë e Shtetit për sjellje të mundëshme në kundërshtim me kodin etik profesional për prokuror.

Zyra e Prokurorit Disiplinor kishte ndërmarrë hetime disiplinore për rastin e dy fëmijëve të familjes Bytyçi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët ishin mbytur në një gropë me ujë.

http://kallxo.com/prokurori-perfundon-ne-komision-disiplinor/