Jep Dorëheqje Kryetari i AKR-së në Pejë

Kryetari i AKR-së në Pejë Xhevdet Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së kësaj partie.

Krasniqi njoftimin për dorëheqje e ka bërë të ditur në facebook.

Ai dorëheqjen e ka lidhur me çështjet personale.

“Për çështje personale sot dhashë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të degës së AKR-së në Pejë”,shkroi Krasniqi.