Pamje nga një mbledhje e KGjK-së - Foto: KGjK

Jep Dorëheqje Gjyqtarja e Akuzuar pas Hulumtimeve të ‘Drejtësia në Kosovë’

Këshilli Gjyqësor i Kosovës miratoi në mbledhjen e sotme me shumicë votash dorëheqjen e gjyqtares Safete Tolaj, të akuzuarës për keqpërdorim të detyrës, asgjësim apo fshehje të materialit arkivor dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, 10 muaj pasi “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një hulumtim në të cilin dyshohej se Tolaj dhe djali i saj ishte përfshirë në një rast ryshfeti.

Përveç miratimit të dorëheqjes së Tolajt, KGjK-ja në mbledhjen e sotme zgjodhi Ali Kutllovcin nënkryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

KGjK-ja miratoi edhe dorëheqjen e gjyqtarit të sapodekretuar Goran Minkoviq, i cili dorëheqjen e ka ofruar për arsye shëndetësore dhe vështirësi trabnnsporti nga Kragujevci i Serbisë.

Gjyqtarët nga komunitetet joshumicë që do të punojnë në gjykatën në veri u dekretuan më 24 tetor.

http://kallxo.com/gjyqtari-dekretuar-nuk-ndihem-se-po-nisi-dicka-te-re/