Ahmet Tmava - Foto: KALLXO.com

Jep Dorëheqje Drejtori i ‘Trepçës’

“Nga sot Qeveria merr përsipër përgjegjësinë e mbikëqyrjes së ‘Trepçës’”, shtoi Tmava

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si menaxher i kompleksit industrial.

Lajmin e bëri të ditur për KALLXO.com vetë Ahmet Tmava.

Tmava tha se në dorëheqjen e tij ka pasur ndikim ministri i Zhvillimit Ekonomik.

“Unë jam menaxher i ‘Trepçës’ që nga 6 shkurti i vitit 2014. Jam zgjedhur veç për një mandat… Për shkak se nuk është formuar bordi, ‘Trepça’ tani për tani është në një gjendje të themi vakumi. Kjo për arsyen e mosfunksionalizimit të ligjit dhe për shkak se në këtë periudhë të tranzicionit ministri i Zhvillimit Ekonomik ka ndërhyrë, se mua më ka skaduar kontrata dhe në njëfarë forme ma ka pamundësuar të vazhdoj këtë periudhë tranzicioni. Kështu që kam dhënë dorëheqje. Nga sot nuk jam menaxher i ‘Trepçës’”, tha Tmava për KALLXO.com.

“Nga sot Qeveria merr përsipër përgjegjësinë e mbikëqyrjes së ‘Trepçës’”, shtoi Tmava.

http://kallxo.com/vjedhjet-ne-trepce-ana-e-panjohur-e-ndermarrjes-qe-jep-shprese/

12 Mars 2018 - 14:40

Afërdita Fejzullahu and 12/03/2018 - 14:40
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend