Jashari: Duhet Shumë Punë për Barazi në Trashëgimi

Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka folur lidhur me tri projektligjet, atë për trashëgiminë, noterinë dhe për procedurën jokontestimore.

Ai ka thënë se megjithëse ligjet në teori garantojnë barazi në trashëgimi dhe në regjistrimin e pronës në mes të të dyja gjinive, mbetet shumë për të bërë, pasi që gjendja në terren nuk është e mirë.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, vetëm 15 për qind e pronës në Kosovë është e regjistruar në emër të grave.

Në përpjekje për të ndryshuar këtë trend aktualisht në procedura të ndryshimit janë tri ligjet kryesore që do mund të garantonin që e drejta për të trashëguar të mos i mohohet gruas kosovare.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, tri ligjet, ai për trashëgiminë, procedurën jokontestimore dhe noterinë tani janë në dorën e deputetëve të Kosovës.

Deklaratat e avokatit të popullit Hilmi Jashari në lidhje me trashëgiminë e grave mund t’i ndiqni në këtë link.

KALLXO.com ka shkruar për disa raste të kërkimit të pronës nga gratë.

http://kallxo.com/zyrafete-huskaj-fiton-ne-gjyq-gjysmen-e-shtepise/

http://kallxo.com/gjykata-verteton-pronesine-e-shukrije-berishes/

http://kallxo.com/shyhrete-berisha-rrefen-si-u-ndalua-te-hyje-ne-shtepi-nga-kunati-e-vjehrra/