Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Japonia i Jep Grant 1.1 Milion Euro Ministrisë së Shëndetësisë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se Qeveria e Japonisë ka ndarë një grant në vlerë 1 milion e 100 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

Ministri Ismajli theksoi se para se të ndahet ky grant duhet të nënshkruhet një kontratë nga të dy qeveritë.

Ai kërkoi që të miratohet kjo pikë e rendit të ditës dhe e njëjta u miratua.

Sipas Qeverisë, mjetet do të përdoren për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.