Xhafer Tahiri | Foto: Facebook

Ja sa shpenzoi Kryetari i Vushtrrisë për këtë javë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri po vazhdon të bëjë publike shpenzimet e zyrës së tij çdo javë.

Për këtë javë  Xhafer Tahiri ka shpenzuar gjithësej 131 euro.

Në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës  prej datës 14 maj deri më 18 maj, shpenzimet e Kryetarit janë 131 euro.

Ndërsa javën e kaluar për pritjen e delegacionit nga SHBA, janë shpenzuar  282.30 euro (një pjesë e shpenzimeve)

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.

KALLXO.com shkroi vazhdimisht për këto shpenzime.

http://kallxo.com/shpenzimet-e-kryetarit-te-vushtrrise-kete-jave/