Mbledhja e Senatit | Foto: KALLXO.com

UP-ja Miraton Temat e Doktoratës për 43 Kandidatë

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës të enjten ka miratuar temat e doktoraturës së kandidatëve të disa fakulteteve të cilët janë në proces të mbrojtjes së tyre.

Miratimi i temave të doktoraturës është bërë në mbledhjen e rregullt të Senatit të UP-së.

Universiteti i Prishtinës ka miratuar temat e doktoratës për  43 kandidatë që vijnë nga Fakulteti i Shkencave Matematikoro- Natyrore, nga Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Në këtë mbledhje po ashtu u miratuan edhe disa rregullore si ajo për studime Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik, Rregullorja për Mobilitet Akademik të studentëve dhe Rregullorja për Bashkëpunëtorët e Jashtëm me disa ndryshme.

KALLXO.com ka shkruar edhe për mbledhjet tjera të Senatit të UP-së.

http://kallxo.com/kerkesat-e-studenteve-qe-miratoi-senati-se/

http://kallxo.com/senati-i-up-se-sot-vendos-per-tituj-dhe-masa-disiplinore/

http://kallxo.com/senati-i-up-shqyrton-transmetimin-live-te-mbledhjeve-nga-mediat/

KALLXO.com ka shkruar edhe për shkeljet e ndryshme gjatë avancimeve në UP.

http://kallxo.com/avancon-te-dyshuarin-per-plagjiature/

http://kallxo.com/gjykata-vendos-mase-te-perkohshme-konkursit-per-profesor-asistent/