Daçiq i këndon Erdoganit. Twitter screenshot/Murat Kinaci

Ivica Daçiq i Këndon Erdoganit

Daçiq përsëri ka demonstruar aftësitë e tij të këndimit duke i kënduar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një darke që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq organizoi për të, të martën në Beograd.

Pas këngës “O sole mio” dhe këngës popullore serbe “Miljacka”, Daçiq u përpoq të këndojë edhe në gjuhën turke. Sipas raportimeve, performanca e bëri presidentin Vuçiq të qeshë me zë.

Ministri i Jashtëm serb ka performuar në shumë raste, si zyrtare ashtu edhe jozyrtare, nganjëherë duke përshëndetur mysafirët e tij, por gjithashtu ka marrë edhe kritika për mungesën e seriozitetit.

“Kurdoherë që Daçiq e ka mundësinë ai e rrëmben atë dhe e turpëron kombin”, një person të cilit nuk i ka bërë përshtypje ka komentuar në Twitter.

Të tjerë e krahasuan atë me një shakaxhi dhe komentuan për ndjenjën e “turpit” duke e parë Ministrin e Jashtëm të vendit duke kënduar.

 

Daçiq gjithashtu këndoi në inaugurimin presidencial të Vuçiqit në qershor dhe më herët, në samitin ballkanik në Paris në vitin 2016, duke përmbushur dëshirën për ditëlindje të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Si kryeministër, në vitin 2013, Daçiq mori një mikrofon për të argëtuar yjet e filmit, Pierce Brosnan dhe Olga Kurylenko kur ata ishin në Beograd duke xhiruar një film.