Ivanoviq Kthehet në Burg

Javën e kaluar pas një procesi gjyqësor Gjykata e Mitrovicës e shpalli fajtor Ivanoviqin duke e dënuar me 9 vjet burgim.

Megjithëkëtë vendim gjykata kishte vendosur që Ivanoviq do të mbahej në arrest shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

Siç mëson KALLXO.com prokurori i rastit është ankuar në vendimin e gjykatës për arrest shtëpiak ndaj Ivanoviqit dhe ankesa e tij është vlerësuar si e bazuar.

“Ivanoviq rreth orës 14:00 është marrë nga banesa e tij dhe është shoqëruar në polici,” tha avokati i tij Nebojsha Vllajiq.

Ai e ka quajtur të panevojshëm vendimin e gjykatës, pasi sipas tij Ivanoviq nuk ka qëllim që t’i ikën drejtësisë.

KALLXO.com raportoi gjerësisht më 21 janar për dënimin e Ivanoviqit.

http://kallxo.com/sot-vendimi-per-oliver-ivanoviqin/