Pamje nga seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Isufi: Për Demarkacionin, AAK Ka Qëndrim dhe Nuk e Ndryshon

Deputeti i AAK-së, Ahmeti Isufi, tha sot në Kuvendin e Kosovës se sa i përket çështjes së demarkacionit partia e tij, nga e cila vjen edhe kryeministri, ka qëndrim.

“AAK ka qëndrim që nuk e ndryshon”, tha Isufi.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi, lidhur me Demarkacionin kërkoi nga të gjitha grupet parlamentare të votojnë “vetëm ashtu siç e kanë pasë premtim zgjedhor”.

“Mos votoni ndryshe prej asaj qysh e keni marrë votën”, tha Sherifi gjatë seancës ku po shqyrtohet programi 4-vjeçar i Qeverisë Haradinaj.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE seancën e sotme të Kuvendit.