Arkiv – Një seancë në Kuvendin e Kosovës gjatë të cilës ishte hedhur gaz lotsjellës - Foto: Atdhe Mulla

Ismet Beqiri: Qytetarët Nuk Meritojnë Deputetë të Tillë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se hedhja e gazit lotsjellës nuk është lajm i ri për Kuvendin.

“Kjo është fatkeqësisht jo lajm i ri është një vazhdim i një anë të keqe që po i jepet Kosovës një imazh i keq e kemi thanë tri vite ke radhë ka ndodh e njëjta gjë. Akterët janë njëjtit”, tha Beqiri në hollin e Kuvendin.

“Qytetarët janë lodhë me këto pamje dhe nuk meritojnë me pas deputetë të tillë çfarë aktualisht janë, pa dashtë me i emëru se cilët janë ata”, tha tutje Beqiri.