Uran Ismajli - Minister i Shendetsise

Ismajli: Nuk Ka Reforma në Shëndetësi pa Rritjen e Pagave

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli është shprehur se nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës, që të jenë në gatishmëri të qytetarëve tanë në nevojë.

Sipas ministrit Ismajli, miratimi i Koncept-Dokumentit në Qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësorë.

“Unë do të punoj ngushtë me të gjithë akterët me rëndësi, për finalizimin e detajeve që shumë shpejt të vijmë deri te një zgjidhje, e cila është e pranueshme edhe për vetë personelin”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

Më herët KALLXO.com ka shkruar edhe për miratimin e Koncept – Dokumentit për paga.

http://kallxo.com/miratohet-koncept-dokumenti-per-pagat/