Droni me hartën e Shqipërisë së Madhe fluturon gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd më 2014 – Foto: Beta

Ismail Morina Lyp Azil në Kroaci

Darko Butigan, avokat i Ismail Morinës – i cili akuzohet se e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd më 2014, tha sot për BIRN se klienti i tij po e shqyrton mundësinë që të marrë azil politik në Kroaci për të shmangur ekstradimin në Serbi.

“Mund të konfirmoj se ai ka aplikuar për azil politik në Kroaci sepse ai mendon se nuk do të kishte një gjykim të drejtë në Serbi”, tha avokati.

Pasi një gjykatë e Dubrovnikut (Kroaci) vendosi për ekstradimin e tij në Serbi të enjten, Butigan e apeloi këtë vendim në Gjykatën Supreme të Kroacisë, e cila nuk ka ndonjë afat ligjor se kur do të mund të vendos për apelimin. Pastaj, ministria e Drejtësisë e konfirmon vendimin e Gjykatës Supreme.

“Zakonisht, Gjykata Supreme vonohet dy-tre muaj për të vendosur lidhur me një apelim, por tash kërkesa për azil do të zgjatë ekstradimin për një periudhë ndërmjet gjashtë dhe dhjetë muaj”, parashikon Butigan.