Fotografi propaganduese nga faqet e organizatës terroriste ISIS

ISIS Boton Revistën e Terrorit në Gjuhën Boshnjake

Versioni boshnjak i revistës të Shtetit Islamik ka për qëllim tërheqjen e boshnjakëve myslimanë të papunë në kauzën e xhihadistëve tha për BIRN-in, Goran Kovaçeviq, profesor në Fakultetin e Studimeve të Kriminalistikes dhe Sigurisë në Universitetin e Sarajevës.

Sidoqoftë, Kovaçeviq tha që kjo mund të jetë më pak efektive se sa shpresojnë kreatorët e idesë.

Revista doli në shtator në disa gjuhë, duke përfshirë gjuhën arabe, angleze, turke, gjermane dhe atë frënge nga media e ISIS-it, Al-Hayat. Emri do të thotë “Roma” dhe mendohet të aludojë me rënien e Perandorisë Romake, paraardhës të qytetërimit perëndimor.

Versioni në gjuhën boshnjake nga tre botimet mujore të lëshuara deri më tani kanë qenë të publikuara nga ISIS-i në faqen e tyre në gjuhën boshnjake.

Qëllimi i përgjithshëm është të përhapë propagandën e zakonshme që përdoret nga terroristët islamikë, tha Kovaçeviq, duke vënë në dukje se kjo i bashkohet disa mediave të afërta më ISIS-in në Bosnje.

“Ata janë duke u përpjekur për t’i rregulluar lidhjet midis librit të shenjtë dhe shpatës – gjëra që ta po i bëjnë me të vërtetë”, tha ai.

Ai tha se Bosnja ka qenë interesi i veçantë i ISIS-it si vendi me më shumë myslimanë në Europë.

Rreth gjysma e popullatës në Bosnjë janë myslimanë. Edhe Kosova dhe Shqipëria kanë shumicën e popullatës myslimane.

“Bosnja është e rëndësishme sepse atje ka shumë njerëz me trajnim ushtarak. Nuk keni nevojë t’i dërgoni ata në kamp për t’i edukuar”. shtoi ai.

Shumë njerëz që luftuan në luftën e viteve 1992-1995 në Bosnjë tani janë të papunë. Ai theksoi duke shtuar se “paratë janë motivim i madh”.

Ekonomia e Bosnjës është e dobët, me një shkallë të regjistruar papunësie prej 27% dhe me një shkallë papunësie te të rinjtë prej 60%, duke iu referuar Bankës Botërore.

Sidoqoftë, thotë Kovaçeviq, edhe pse përmbajtja e revistës mund të përdoret nga një numër i njerëzve për të përhapur propagandë në Bosnjë, ajo mund të mos u përgjigjet shumicës.

“Shumë më me ndikim (për ISIS) janë videot dhe audio mesazhet,” tha ai.

Që nga fillimet e saj, revista ka paraqitur pamje të njerëzve duke pritur në kanale për t’u qëlluar, si dhe përshkrimin e prerjes së kokave.

Ajo u bën thirrje përkrahësve për të nisur sulme ndaj jo-myslimanëve, që nga biznesmenët tek luleshitësit në rrugë.

Edicioni i fundit, i publikuar të premten e fundit, e jep me detaje se si duhet të kryhet një sulm terrorist.

Edicioni në gjuhën boshnjake është pak më i shkurtër se versioni në gjuhën angleze, dhe në të mungon një artikull që përkujton një britanik që kishte vdekur në fushëbetejë.

Bosnja është një nga eksportuesit kryesorë në rajon të xhihadistëve islamikë në Lindjen e Mesme, sipas të dhënave zyrtare.

Së paku 200 qytetarë boshnjakë kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak për të luftuar më ISIS-in, dhe së paku 50 janë kthyer në shtëpi, duke iu referuar hulumtimeve të publikuara në mars nga BIRN.

Autoritetet në vitin e kaluar kanë filluar t’i burgosin ata që mendojnë se janë duke ndihmuar ISIS-in në Bosnje.

Në tetorin e vitit 2015, në vendimin e parë të këtij lloji, Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka burgosur 4 qytetarë për pjesëmarrje ose mobilizim dhe transportim të grupeve që marrin pjesë në luftimet në Siri dhe Irak.

Disa thonë se Bosnja nuk është më e veҫantë si vend me interes për ISIS-in se shtetet e tjera të rajonit.

Eksperti i terrorizmit Vlado Azinoviq, profesor-asistent i shkencave politike në Universitetin e Sarajevës, ka thënë për mediat lokale që ISIS e sheh Bosnjën si  mbështetëse të saj për rekrutimin dhe mbështetjen logjistike, së bashku me “një pjesë të mirë të rajonit tonë”.