A Ishte Kurti për Koalicion me PDK-në?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur një nga akuzat publike që i ishte adresuar për fleksibilitetin e tij për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Kurti tregoi se  çfarë ishte diskutuar në brendësi të LVV-së lidhur me marrëdhëniet e kësaj partie me PDK-në.

“Për mua, Kosova është shtet i kapur dhe kapja është e bërë nga udhëheqja e një partie. Kjo nuk do të thotë tash që secili anëtar në PDK është sikurse Veseli. Por, analiza ime është kjo, partitë politike nuk duhet t’i vlerësojmë vetëm a janë në pozitë apo opozitë se ka parti edhe në opozitë që s’janë të mira”, tha Kurti.

Ai po ashtu foli lidhur me qëndrimet e tij për Lidhjen Demokratike të Kosovës krahas PDK-së.

“PDK-ja me Veselin Kryetar dhe me parullën ‘Familja, Prona, Shteti’, që nuk është as parullë e djathtë, është ekstremi i djathtë. Ajo që kam kërkuar unë është që LVV të dalë subjekti i parë dhe të mos themi që janë të mirë dhe të këqijë as LDK-ja as PDK-ja. Pra të mos mendojmë që PDK-ja qenka djalli e LDK-ja qenka engjëlli”, tha Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti flet  edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.

KALLXO.com kishte përmbledhur në një analizë disa nga të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje.

http://kallxo.com/gjnk/fijet-e-keputura-te-kryesise-se-vv-se/

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: