Foto: Kallxo.com

Ish-Shfrytëzuesi i Lokalit të Privatizuar: ‘Hajde në Kosovë e Bisedojmë si Burrat’

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte transmetoi hulumtimin i cili edhe një herë dëshmoi pengesat që u bëhen investitorëve nga diaspora dhe atyre të huaj në shfrytëzimin e pronave të privatizuara në Kosovë.

Patrick Fluder, një bashkatdhetar nga Zvicra, i cili ka privatizuar një lokal në Mitrovicë, nuk po mund ta shfrytëzojë atë nga frika se mos po ndodhë ndonjë incident në mes tij dhe ish qiraxhinjve të atij lokali.

Në disa incizime të cilat i ka siguruar “Drejtësia në Kosovë”, Fluder komunikon me një person që pretendohet të jetë pjesëtar i familjes Aliu.

Bisedën tjetër investitori e kishte me Gentuar Aliun, anëtari tjetër të kësaj familje në Kosovë i cili Fluderit i thotë që të vijë në Kosovë dhe të ulen e bisedojnë.

“Unë të kam ftuar me dalë me nejt, me pi kafe si njerëz, ti s’ki dashtë, je dal krejt kundër neve. U kanë problemi për të na, nuk u kanë problemi për të tjerët shembull. Plus edhe para kësaj herë të thash që vjen në Kosovë dalim pina kafe se na njerëz nuk hajna”,  thuhet në incizimin që Fluder po pretendon së është duke folur me Gentuar Aliun.

“Nejse ti kryej ato sendet tua, unë i kryej me shtet, shteti i din punët e veta. Nëse unë të kam ba diçka mirëpo unë e di që nuk të kam ba send”, i thotë Aliu.

Hulumtuesit e “Drejtësia në Kosovë” disa herë kanë provuar të takohen me shfrytëzuesin e dikurshëm të lokalit, Gentuar Aliun, mirëpo ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

“Unë të kom tregu edhe ma herët që kemi folë. Unë nuk kam çka merrna me atë punë, Patriku i ka çelësat e lokalit, lokali është i zbrazët, ia kemi liruar ai disa herë ka ardhur në Kosovë e se ka ngucë kurrkush. Nuk e di çka po don ma shumë”, ka  thënë Aliu për “Drejtësia në Kosovë përmes telefonit.

Më shumë rreth këtij rasti mund të ndiqni në videon e mëposhtme të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”: