Pamje nga një seancë e gjykimit të Shefqet Kamerajt në Gjykatën e Pejës - Foto: KALLXO.com

Ish-Polici i Akuzuar për Vrasje Bëhet me Avokat të Ri

Familja e Shefqet Kamerajt ka angazhuar avokatin nga Peja, Muharrem Hotin, për ta mbrojtur familjarin e tyre, i cili po gjykohet për vrasjen e Ilmi Lufajt në Deçan në prill të vitit të kaluar.

Angazhimi i avokatit të ri vjen pas arrestimit të mbrojtësit të mëhershëm të Kamerajt, Haxhi Çekaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë avokati i ri i angazhuar, Muharrem Hoti.

Ai tha se nga familja Kameraj është autorizuar si avokat mbrojtës i të akuzuarit Shefqet Kameraj. “Po, mund ta konfirmoj që jam autorizuar nga familjarët që të jem avokat mbrojtës i Shefqet Kamerajt. Për ketë kam njoftuar edhe Gjykatën e Pejës dhe njëkohësisht kam marrë shkresat e lëndës”, tha Hoti për KALLXO.com.

Në seancën e fundit, trupi gjykues i kishte caktuar afat prej tetë ditësh të akuzuarit Shefqet Kameraj që të angazhojë avokat të ri, pas arrestimit nga Policia të Haxhi Çekajt.

Haxhi Çekaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë pauzës së seancës që po mbahej në gjykimin e Shefqet Kamerajt për vrasjen e Ilmi Lufajt.

http://kallxo.com/avokati-haxhi-cekaj-arrestohet-gjate-pauzes-se-seances/

Në seancën e fundit  i akuzuari Shefqet Kameraj para trupit gjykues kishte thënë së nuk dëshiron ta ndërrojë avokatin.

http://kallxo.com/ish-polici-akuzuar-per-vrasje-kerkon-ta-mbroje-avokati-arrestuar/

Mirëpo, caktimi i masës së sigurisë nga gjykata prej 30 ditësh ndaj avokatit të arrestuar Haxhi Çekaj ka bërë që Kameraj të angazhojë avokat të ri mbrojtës.

http://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-avokatin-haxhi-cekaj/

Në seancën e cila u shty në mungesë të avokatit mbrojtës, kryetari i trupit gjykues, Kreshnik Radoniqi, i tha të akuzuarit së në rast se brenda tetë ditësh do angazhojë avokat të ri atij do i jepet 1 muaj kohë që të njoftohet me shkresat e lëndës.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti. Raportimet mund t’i gjeni në këtë link.