Ish-Kinemaja e Armatës i Kthehet Prishtinës

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për dhënien në shfrytëzim te ish-kinemasë, “Salla e Armatës”.

Yagcilar ka thënë se ministria me të cilën ai udhëheq e ka marrë këtë sallë nën menaxhim, por tani së bashku me kryetarin Ahmeti kanë vendosur që salla të shfrytëzohet nga komuna e Prishtinës- për aktivitete kulturore dhe artistike.

Ndërsa kryetari Ahmeti ka thënë se ka qenë e vështirë të merret salla e Armatës për shfrytëzim të Komunës, sepse ka qenë nën UNMIK-un.

Kurse, sipas Ahmetit pasi e ka marrë Ministria e Administratës publike është arritur marrëveshja që ta ketë në shfrytëzim kryeqyteti.