Fatmir Limaj në Gjykatë për rastin "Bellanica" - Foto: KALLXO.com

Ish-Gjyqtari i Gjykatës Ushtarake Dëshmon ndaj Limajt

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore, ku i akuzuar është Fatmir Limaj. Sipas Prokurorisë Speciale Limaj akuzohet për vrasjen e dy civilëve, Shqiptarë gjatë kohës së luftës në Malishevë.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë Sokol Dobruna, ish kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç ka raportuar KALLXO.com sot pritet të japin dëshminë e tyre lidhur me akuzat që i ngarkohen Fatmir Limajt edhe Azem Syla, në cilësinë e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Naim Maloku, një nga eproret e UÇK-së.

KALLXO.com, në vazhdimësi e ka monitoruar këtë proces gjyqësor.