Ish-Drejtori i Arsimit Mohon Shpërdorimin e Detyrës

Ish-drejtori i Arsimit në Malishevë tha në gjykatë se nuk kreu shpërdorim detyre në lidhje me një tender për rrethimin e oborrit të një shkolle.

Blerim Thaçi, ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Malishevës që akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dha mbrojtjen e tij para trupit gjykues.

NDËRLIDHUR

Gjatë paraqitjes së mbrojtjes ish-drejtori Thaçi mohoi se shpërdoroi detyrën.

Thaçi tregoi në gjykatë se tenderi për rrethojën e oborrit të gjimnazit “Hamdi Berisha” për të cilin akuzohet nuk lidhej me punën e tij.

“I vetmi dokument që kam nxjerrë për këtë çështje është kërkesa që u kam drejtu kryetarit të komunës për realizimin e rrethojës së shkollës, absolutisht asnjë tjetër dokument nga unë nuk është nxjerrë”, tha Thaçi.

Blerim Thaçi më tutje rrëfeu se nuk kishte qasje në procedurën e tenderit për rrethimin e oborrit të gjimnazit.

“Për procedurat e prokurimit nuk kam pasur qasje dhe nuk kam njohuri se kur kanë përfundu ” tha Thaçi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Blerim Thaçi në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Malishevë ka dhënë urdhër që të kryhen “punimet e rrethojës së Gjimnazit “Hamdi Berisha” në mars të vitit 2014, gjersa fituesi i tenderit  është shpallur tek më 10 prill  2014 në vebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik pranë Kuvendit Komunal në Malishevë”.

18 Mars 2017 - 09:15

Lekë Muqaj 18/03/2017 - 09:15
NDËRVEPRIMI0

Ish-Drejtori i Arsimit Mohon Shpërdorimin e Detyrës

by Lekë Muqaj
NA NDIQNI

Send this to a friend