Foto: Atdhe Mulla

Ish- Deputetët e VV-së në Ulëset e Reja në Kuvend

Grupi prej 12 ish-deputetëve të Vetëvendosjes të cilët dje formuan grupin e ri parlamentar, kanë zënë sot ulëset e reja në sallën e Kuvendit.

Tash e tutje, vendi i tyre në sallë do të jetë prapa shpinës së grupit ‘amë’ parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetët të cilët e përbëjnë këtë grup janë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Dukagjin Gorani, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Besa Baftiu, Sali Salihu dhe Shqipe Pantina.

Emërtimi i grupit të tyre do tv jetë “Grupi i Deputetëve të Pavarur” ndërsa shef i grupit do të jetë Dardan Sejdiu.

Vetëvendosje, Nga Prishës të Rendit në Faktor Kyç Politik

Ndërsa Donika Kadaj- Bujupi e ka braktisur grupin parlamentar të VV-së për t’u ribashkuar me AAK-në, parti nga e cila ishte larguar dy vjet më parë.

Grupi parlamentar i VV-së prej sot ka rënë në 19 deputetë, nga 32 sa i kishte pasur.

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla