Isa Mustafa | Foto: RTV 21

Isa Mustafa: Nuk Shohim Arsye për Shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Isa Mustafa tha sot në shënimin e 28 vjetorit të LDK-së se ky subjekt politik nuk sheh arsye që të shfuqizohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Ne nuk shohim asnjë arsye për shfuqizimin e ligjit”, tha Mustafa.

Megjithatë, kryetari i LDK-së tha se kjo parti nuk e ka sjellë këtë ligj, as nuk i është gëzuar atij.

“Themelimin e kësaj gjykate e kanë kërkuar dhe shkaktuar të njëjtit që tash kërkojnë shfuqizimin e saj”, tha Mustafa.

Ai konstatoi se këtë gjykatë e meritojnë ata që thonës e nuk është punëe madhe që janë vrarë veprimtarë të LDK-së.

“E kanë kërkuar dhe e meritojnë ata dhe të sojit të atyre që deklarojnë se nuk është punë e madhe pse janë vrarë veprimtarët e LDK-së”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK-së tha se subjekti që drejton do të kundërshtojë kthimin e Kosovës prapa,

“Do të kundërshtojmë secilin veprim që rrezikon mëvetësinë e shtetit tonë dhe na kthen në kornizat e Rezolutës 1244”, tha Mustafa.

Mustafa reagoi edhe dje pas nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

http://kallxo.com/isa-mustafa-nuk-lejojme-te-rrezikohet-shtetesia-e-kosoves/

Dje Kryesia e Kuvendit dështoi dy herë për të mbajtur mbledhjen e saj pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të 43 deputetëve.