LDK

Isa Mustafa: Nuk Lejojmë të Rrezikohet Shtetësia e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas një takimi që zhvilloi me grupinparlamentar të partisë së tij, doli para gazetarëve për të thënë se LDKështë kundër idesë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ligji i cili është miratuar në gusht të vitit 2015 në kohën kur Mustafa ka qenë kryeministër në partneritet qeveritar me PDK-në, për kreun e LDK-së duhet të mbesë ashtu siç është.

“U ballafaquam me një situatë të papritur. Propozimi është i papranueshëm për LDK dhe mendoj se është i papranueshëm edhe për shtetin e Kosovës”, tha Mustafa.

“E kemi sjellë këtë ligj në Kuvendtë vetëdijshëm që kemi nevojë për drejtësi dhe të bindur se Kosova nuk ka qenë kurrë fajtore për krimet që janë kryer në Kosovë”, shtoi ai.

“Llogarisim se drejtësia është në anën e Kosovës, në anën e njerëzve tanë dhe nuk është e drejtë të sillet një ligj me të cilin suprimohet ajo që e kemi bërë më parë”, tha Mustafa.

Sipas tij, LDK qëndron prapa vendimevetë marra ndërsa shtoi se Kosovës i duhet bashkëpunimi me miqtë ndërkombtarë në mënyrë që Kosova të ecë në në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“LDK nuk do ta përkrahë këtë iniciativë, do të jemi fuqishëm kundër dhe nuk od të lejojmë në asnjë rast të rrezikohet shtetësia jonë dhe të kthehet Rezoluta 1244. Për ne është çështje e përfunduar”, tha Mustafa.

“Ne u besojmë njerëzve tanë, partnerëve tanë, SHBA-ve dhe BE-së. Si LDK fuqishëm e përkrahim qëndrimin e grupit tonë parlamentar dhe do të mundohemi të bashkëpunojmë me grupet tjera, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe grupet tjera parlamentare”, tha ai.