Isa Mustafa në Zyrë të Kadri Veselit, Vonohet Mbledhja e Qeverisë

Kur ka kaluar më shumë se gjysmë ore nga koha kur është dashur të fillojë mbledhja e qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ende nuk ka ardhur në sallën e mbledhjeve.

Bëhet e ditur se Mustafa është aktualisht në zyrë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, partner i Mustafës në koalicionin qeveritar PDK-LDK, në përpjekje për t’i koordinuar hapat rreth procedimit të mëtejmë të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit Kosovë- Mali i Zi për votim në Kuvend.

NDËRLIDHUR

Ndërsa gazetarët po presin brenda ndërtesës së qeverisë, jashtë policia ka rritur masat e sigurisë.

08 Maj 2017 - 10:34

Erjonë Popova 08/05/2017 - 10:34
NDËRVEPRIMI0