Takimi në selinë e LDK-së | Foto: KALLXO.com

Isa Mustafa në Seli të Partisë

Isa Mustafa pas takimit që pati me Kadri Veselin e Greg Delawie në ndërtesën e Kuvendit, ka hyrë në një takim tjetër në selinë e LDK-së.

Kryesia e LDK-së dhe ministrat e kësaj partie në qeveri, janë pjesë e takimit me Mustafën.

Para pak momenteve nga ky takim ka dalë ministri i Punëve të Brendshme Skender  Hyseni.

Sot edhe pse ishte paralajmëruar mbledhja e qeverisë, ajo dështoi për shkak të takimit të Mustafës me kryeparlamentarin dhe ambasadorin amerikan.

http://kallxo.com/deshton-mbledhja-e-qeverise-per-demarkacionin/

Partnerët e koalicionit edhe pse të premten shprehën qëndrime të ndryshme për çështje të njëjta, thanë se janë në komunikim intensiv për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar pas mocionit të opozitës.

http://kallxo.com/fjalet-e-kunderta-te-partnereve-pdk-ldk/