Kryeministri Isa Mustafa duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit pak minuta pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Isa Mustafa në Kuvend, Reagon Donika Kadaj

Mes tymit dhe erës së gazit lotsjellës që ndihet ende në korridoret e Kuvendit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ngjitur shkallët e këtij institucioni pak minuta pasi deputeti i Vetëvendosjes hodhi një bombolë gazi gjatë mbledhjes së një komisioni parlamentar.

Kryeministri është ndalur në zyrën e Grupit parlamentar të LDK-së vetëm pak minuta pasi Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme e votoi projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi duke i hapur rrugë procedimit të tij për në seancë plenare.

Hyrja e Mustafës në ndërtesë të Kuvendit për deputeten e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi është sinjal se deputetët e Vetëvendosjes mund të arrestohen.

http://kallxo.com/momenti-hedhjes-se-gazit-lotsjelles-ne-kuvend/

“Sikurse edhe herave tjera, Isa Mustafa erdhi në Kuvend, si duket për të marrë pjesë drejtpërdrejt në arrestimin e deputetëve që me ngulm s’duan që të lejojnë faljen e tokës së Kosovës. Por, sikurse edhe më parë, arrestimet dhe çdo tendencë tjetër për të na ndalur, është përpjekje kot. Nuk e kemi ndërmend të ndalemi sepse nuk kemi tokë për të falur”, ka shkruar Kadaj- Bujupi në Facebook.

Aktualisht deputetët e Vetëvendosjes janë të mbledhur në zyrën e këtij grupi parlamentar ndërsa pritet që Driton Çaushi i cili hodhi gazin lotsjellës, të shoqërohet në polici sapo të largohet nga ndërtesa e Kuvendit.

http://kallxo.com/kuvendit-kthehet-gazi-lotsjelles/