Isa Mustafa - Foto: Facebook

Isa Mustafa: Në Istog Vendosën Serbët, Malazezët e Boshnjakët

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa edhe sot ka shkruar për votat me postë të Komunës së Istogut që sipas rezultateve preliminare ia morën fitoren nga duart Haki Rugovës së LDK-së.

Mustafa pyet në Facebook se kush i bëri pazar votat me postë.

“Kush i bëri pazar 735 vota nga Mali i Zi, 374 vota nga Austria, 154 vota nga Sllovenia…?! Nga te vdekurit?”, shkroi Mustafa në Facebook.

Mustafa më tutje tha se nuk kemi pse mbajmë zgjedhje në Kosovë nëse vullneti i qytetarëve deformohet.

“Serbët, malazezët, boshnjakët po u dashka të vendosin për kryetar të Istogut, me kontigjente të eksportuara të votave në emër të tyre. Në qoftë se e lejojmë këtë rast, atëherë kjo bëhet dukuri dhe nuk kemi pse të mbajmë zgjedhje në Kosovë, sepse porositë e votave përmes serbëve, do ta deformojnë vullnetin qytetar”, ka shkruara Mustafa në Facebook.

Deri dje në garën për kryetar të Komunës së Istogut printe kryetari aktual, Haki Rugova i LDK-së, mirëpo pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht e nevoja të veçanta, rezultati i përmbys, ku kandati i AAK-së, Gani Dreshaj mori 1475 vota ndërsa Rugova vetëm 133 vota.

Edhe dje Mustafa reagoi pas përmbysjes së rezultatit në Istog.

http://kallxo.com/mustafa-per-dreshajn-e-aak-se-kane-votuar-te-vdekurit/

KALLXO.com shkroi për epërsinë e Gani Dreshajt ndaj Haki Rugovës pas numërimit të votave me kusht, atyre me nevoja të veçanta dhe votave me postë.

http://kallxo.com/gani-dreshaj-tejkalon-haki-rugoven/