Isa Mustafa | Foto: RTV 21

Isa Mustafa me Grip, Merr Trajtim Mjekësor

Kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri Isa Mustafa është duke qëndruar i shtrirë në spital si pasojë e gripit sezonal.

Këtë e ka konfirmuar zyrë për media e LDK-së përmes një komunikate

“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së, gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, 67 vjeçar, është stabile dhe duke u përmirësuar.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike”, thuhet në komunikatën e LDK-së.