Isa Mustafa e Greg Delawie Dalin nga Takimi me Kadri Veselin

Gazetari i KALLXO.com ka fotografuar kryeministrin Isa Mustafa dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit ku për gati një orë diskutuan me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli rreth çështjes së demarkacionit.

Pas takimit me Veselin, Isa Mustafa ka shkuar në selinë e partisë së tij, LDK-së.

Ndërkohë, një mbledhje e qeverisë e thirrur për orën 10 nuk është mbajtur dhe nuk dihet ende nëse është caktuar ndonjë orar tjetër për mbajtjen e saj.

Në rend të ditës së kësaj mbledhjeje ka qenë edhe miratimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe procedimi i saj për Kuvend.