Isa Mustafa - Foto: Atdhe Mulla

Isa Musafa Nderon Sakrificën e Familjes Jashari

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili është duke u mjekuar në një spital në Gjermani, përmes profilit të tij në “Facebook” ka kujtuar heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes së tij.

“Lavdi për jetë e mot Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Hamzë Jasharit dhe krejt Familjes Heroike Jashari që nuk kursyen asgjë për lirinë që sot e gëzojmë ne!”, ka shkruar Isa Mustafa.

Sot, ndërkaq, ka filluar shënimi e Epopesë së UÇK-së që mbahet me 5, 6 dhe 7 mars, në kujtim të betejës së Familjes Jashari kundër forcave serbe në të njëjtat data të vitit 1998.

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, është dërguar në Gjermani për trajtim mjekësor në gjysmë të muajit janar të këtij viti pas një komplikimi të gjendjes së tij shëndetësore.