FOTO Nga llogaria ne facebook e Edi Rames

Ironia e kryeministrit Edi Rama me protestën e opozitës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me protestën e opozitës, duke e quajtur atë qesharake.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata që nuk ishin pjesë e kësaj proteste.

“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, ka shkruar ai.

Opozita përmes kësaj proteste kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshme, Fatmir Xhafajt.