Profesori i Fakultetit të Arteve, Alban Nimani - Foto: Facebook

Intervistohen Dy Persona për Sulmin Ndaj Profesorit Nimani

Dy persona janë intervistuar nga Policia lidhur me sulmin e dyshuar fizik kundër profesorit të Fakultetit të Arteve të UP-së, Alban Nimani.

NDËRLIDHUR

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti.

Dy personat, sipas zëdhënëses, janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka intervistuar dy personat pas akuzave nga profesori Alban Nimani, sipas të cilit ai sot është sulmuar fizikisht nga një koleg i tij.

“Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga një profesor me marredhenie të rregullt punë që quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Falë zotit që jam megjithatë  person gjakftohtë. Ky është niveli më i ulët në të cilin mund të bie një institucion publik i edukimit, e aq më tepër një Fakultet i Arteve”, ka shkruar profesori Alban Nimani në profilin e tij në “Facebook”.

Pas këtij sulmi ai ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e profesorit të Universitetit të Prishtinës.

12 Tetor 2017 - 16:38

Aferdita Fejzullahu 12/10/2017 - 16:38
NDËRVEPRIMI0