Intervistë: Haki Abazi

Në emisionin e së enjtes, “Jeta në Kosovë” intervistoi drejtorin e Fondacionit “Rockefeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi.

I intervistuar nga Jeta Xharra, Abazi foli për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon si dhe sfidat të cilat e presin vendin gjatë vitit në aspektin politik e ekonomik.

Haki Abazi foli për dështimin e institucioneve të Kosovës që të tërheqin investime të huaja, për të ardhmen e pasigurt të koalicionit PDK- LDk, për pritjet e tij nga efekti që mund të krijojë Gjykata Speciale në politikën kosovare si dhe për atë se si mund t’u përshtaten Kosova e Shqipëria ndryshimit të administratës në Shtëpinë e Bardhë pas ardhjes në pushtet të Presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Haki Abazi, në këtë intervistë, zbulon se i ka ofruar strehim në shtëpinë e tij një familjeje siriane të ikur nga konflikti atje.