Interpretuesi i Kanunit Shpjegon të Drejtën e Grave në Trashëgimi

Pleqnari nga Peja Adem Hoxha i cili në shumë raste ka ndarë drejtësi me Kanun tregon për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se femrat shantazhohen nga meshkujt dhe se Kanuni nuk i sheh të barabartë femrën dhe mashkullin.

“Me kanun motra shantazhohet. Kanuni motrave apo gjinisë femërore nuk i jep të drejtë as te baba as të burri. Në ditën e sotit mua më vjen shumë keq prej shumë motrave që janë të shkolluara intelektuale që heqin dorë prej pronës që e ka të baba që munden me kry atë procedurë”, tha Hoxha.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.